Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është zotuar se partia që ai drejton, LDK do të mbështesë Hashim Thaçin që të zgjidhet President i Kosovës në vitin 2016, siç është rënë dakord në marrëveshjen e nënshkruar mes dy partive të koalicionit qeverisës PDK dhe LDK.
Mustafa ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se tashmë Kosova i ka plotësuar 8 kushtet e kërkuara nga BE, ndërsa shtoi se gjatë qeverisjes së tij korrupsioni është ulur dukshëm.



