
Qeveria e Kosovës ka vendosur të pres 20 gazetarë ukrainas, të cilët janë larguar nga vendi i tyre si pasojë e luftës me Rusinë. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një status në Twitter.
“Ata u larguan nga vendlindja e tyre me forcë pas pushtimit rus. Në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, në bashkëpunim me Federatën evropiane të gazetarëve do iu mundësojmë atyre të punojnë nga distanca”, shkruan Albin Kurti.
Edhe vende të tjera europiane janë ofruar për të strehuar ukrainas që largohen nga vendi i tyre.



