
Udhëheqësit e BE-së dhe SHBA-së kanë dënuar sulmin në stacionin hekurudhor Kramatorsk mëngjesin e sotëm, ku vlerësimi i fundit nga Ukraina është se të paktën 39 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ishte e tmerrshme të shihje raketën të godiste një nga stacionet kryesore të përdorura nga civilët që evakuonin rajonin.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dënoi ashpër sulmine mëngjesit të sotëm dhe e quajti atë një tjetër përpjekje për të mbyllur rrugët e shpëtimit për ata që ikin nga kjo luftë e pajustifikuar.
Ndërkohë një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë dënoi imazhet e tmerrshme të sulmit në një intervistë me CNN.



