Në nisje të Samitit të Liderëve Europianë në Kishinau të Moldavisë, përfaqësuesi i lartë i BE komentoi situatën në Veri të Kosovës.
Borrell theksoi dhuna nuk është rruga e duhur për të zgjidhur një çështje.
Ai vuri në dukje se dhuna duhet të ndëshkohet dhe ata që e kryejnë duhet të vendosen para drejtësisë. Po ashtu Borrell bëri apel që të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi.
“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Pra, duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, u shpreh ai.



