
Arlind Qori në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV u shpreh se në këto momente ku ndodhet Lëvizja Bashkë ai nuk mund të jetë kryetar i saj sepse të gjithë ata aty ‘do ti vendosnin duart në fyt’. Ai tha se mjaft qytetarë e kanë më të lehtë të krijojnë besimin me individin sesa me strukturat dhe ky është një problem i madh. Sipas tij, Lëvizja Bashkë i përket të majtës demokratike, ndërsa theksoi se në Shqipëri për dekada të tëra ka munguar e majta. “Nuk kam zyrë nuk kam asgjë, kam bërë një premtim publik që nuk do kandidoj i pari në listë dhe besoj se në këtë moment të historisë së lëvizjes bashkë dhe përkrahjes unë nuk mund të mos jem kryetar i lëvizjes bashkë sepse të gjithë ata njerëz që janë aty më vënë duart në fyt. Zgjedhjet e fundit lëvizja bashkë ka marrë gjysmat e votave që kam marrë unë, më njihnin më shumë mua sesa partinë. Por nga ana tjetër kam vënë re se mjaft qytetarë e kanë më të lehtë të krijojnë besimin me individin sesa me strukturat dhe ky është një problem i madh. PS apo PD e voton dhe oligarku dhe roja spitalit. Ne duam të bëjmë politikë moderne për bashkësitë horizontale, ne duam të jemi një parti e punëtorëve, njerëzve të varfër, sepse këta sektorë të shoqërisë për mua kanë më shumë rëndësi se të tjerët dhe pse ne besojmë te barazia. Lëvizja Bashkë i përket të majtës demokratike, do thoja se parti të ngjashme me ne janë social demokratët. Sigurisht që në Shqipëri për dekada të tëra ka munguar e majta, PS që do duhej të ishte e majtë, një e majtë që nuk guxon të flasë për punëtorët për problemet, pra nuk ekziston”.



