
Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ligji për taksimin e profesioneve të lira që u miratua ditën e sotme shton mundësitë që profesionistët t’i shmangën detyrimeve të tyre.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Buxhuku tha se duke vendosur shumë breza hiqet stimuli për formalizmin e të ardhurave.
Sipas Buxhukut ligji ka nevojë për përmirësim.
Nuk mund të themi apriori nëse propozimi është i mirë dhe i keq. Nga një analizë që e kemi bërë ka disa problematika, por dhe disa gjera që janë pozitive. Nuk është krejt situata 'bardhë e zi'. Sistemi jonë fiskal me vendime populiste në prag zgjedhjesh është një merimangë e vërtetë që përplasen me njëra-tjetrën dhe nxisin informalitetin. Çfarë është që duhet të kemi parasysh, ekonomia e tregut bazohet në pagesën e taksave dhe tatimeve. Politika se çfarë paguajnë kategori të ndryshme, sa janë për zhvillimin e qëndrueshëm është diskutim politik. Sot paguhet, quhet tatim mbi të ardhurat. Edhe ata që janë nën fashën 14 që janë të vetëpunësuar do të paguajnë, do të paguajnë me shifrën 15% mbi atë që quhet e ardhura neto.
E para duhet paguar. Të gjithë duhet të paguajnë. Sistemi fiskal duhet të jetë i thjeshtë, i moralshëm dhe i ulët. Me ligjet që i gërshetojmë me njëra tjetrën me vendime populiste e klienteliste kemi krijuar këtë situatë. Nuk mund të themi që meqenëse biznesi i vogël nuk paguan dhe ne nuk duhet të paguajmë. Biznesi i vogël duhet të paguajë. Nuk ka në botë biznes i madh dhe i vogël.
Shkelja ka ndodhur se është përjashtuar biznesi i vogël, pse duhet të përjashtohet. Nuk duhet të ketë përjashtime, por tatime të ulëta. Nëse do vazhdojmë me teoritë e përjashtimit kjo nuk qëndron. Duke vendosur shumë breza kufitare, e bën atë që nëse arrin në 14 milionë minus një lekë ai person nuk e pasqyron për të mos kaluar brezin. Edhe ky ligj që u miratua sot shton mundësi që të shmangesh. Nëse vendos breza monetarë s’ke stimul të formalizosh të ardhurat e tua. Nëse vendos shumë breza brenda biznesit të të njëjtin lloj dhe nëse punon me taksa të larta të nxisin për informalitet. Këto çështje nuk zgjidhen në GjK. Nuk ka dallim mes biznesit të vogël dhe të madh.
Ligji ka nevojë për përmirësim, ka nevojë të mos ketë fasha ndarëse.



