Ukraina, inteligjenca amerikane: Përpjekje të shtuara për të sinjalizuar një sulm bërthamor nga Putini

Ukraina, inteligjenca amerikane: Përpjekje të shtuara për të sinjalizuar një sulm bërthamor nga Putini

Inteligjenca amerikane, së bashku me shërbimet partnere të aleatëve, po shtojnë përpjekjet për të identifikuar çdo lëvizje apo komunikim nga ushtria ruse që mund të sinjalizojë një urdhër të mundshëm nga Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në konfliktin me Ukrainën.

Kështu shkruan Politico, duke cituar burime të ndryshme të inteligjencës amerikane, të cilët shprehin gjithashtu frikën se “çdo tregues se lideri i paparashikueshëm rus ka vendosur të përdorë të pamendueshmen, në një përpjekje të dëshpëruar për të rimarrë iniciativën apo shantazhuar komunitetin ndërkombëtar, mund të vijë shumë vonë".

Shumica e luftëtarëve, mund të armatosen me pajisje bërthamore taktike më të vogla. Këto janë armë të destinuara për përdorim të synuar në fushën e betejës dhe jo si armë strategjike, siç janë raketat balistike ndërkontinentale, për të cilat ka sinjale të dallueshme nga monitorimi i inteligjencës, siç është mobilizimi i njësive të tyre.

Pra, nëse Putin ose komandantët e tij nuk vendosin të paralajmërojnë botën paraprakisht, është e vështirë për SHBA-në të dinë nëse dhe kur forcat ruse kanë kaluar ose do të kalojnë nga municionet konvencionale në ato bërthamore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy