Partia Demokratike ka akuzuar edhe një herë tjetër Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Me anë të deputetes Albana Vokshi, demokratët pretenduan se Beqaj u ka dhënë miliona lekë spitaleve private në mënyrë korruptive.
Gjithashtu Vokshi pretendon se abuzime me fondet janë bërë edhe sa i përket trajtimeve mjekësore në klinikat jashtë vendit.



