Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës rrezikon banesat, ka shkrumbuar 6 hektarë pyje

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës rrezikon banesat, ka shkrumbuar 6 hektarë pyje

Një vatër zjarri që ka përshirë një masiv pyjor pranë fshatit Cerje në bashkinë e Pustecit përveç zonës pyjore po rrezikon edhe banesat.

Fshati ndodhet në kufi me Greqinë, ndërsa sipas të dhënave zjarri është aktivizuar paraditen e kësaj të hëne.

Deri tani nga flakët janë përshirë mbi 10 hektarë sipërfaqe pyjore, 6 prej të cilave të djegura plotësisht.

Kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski thotë se puna ka vijuar për gjatë gjithë ditës, ndërsa shton se janë marrë masat për evakuimin e banorëve të këtij fshati në rast se zjarri do të afrohet.

Në aksion për fikjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Pustecit, Devollit, punonjës të ADZM ndërsa në ndihmë për fikjen e zjarrit kanë ardhur edhe forcat zjarrfikëse greke të cilët krahas ndërhyrjes nga toka, po asistojnë edhe nga ajri me aeroplanë dhe helikopterë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy