Në Greqi vijon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me Covid-19. Ditën e sotme janë regjistruar 841 raste, që e çojnë numrin e përgjithshëm në 29 057, njoftuan autoritetet shëndetësore greke.
Infeksionet thyen një rekord të ri të enjten, me 882 raste të reja.
Nga rastet e reja, 43 rezultojnë se kanë hyrë nga pikat kufitare.
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY) tha në buletinin e saj të përditshëm se 10 pacientë vdiqën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 559. Mosha mesatare e pacientëve që vdiqën ishte 79 vjeç.
Tetëdhjetë e nëntë pacientë janë të intubuar, ndërsa 268 të tjerë janë shëruar.



