Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko në një intervistë për MCN ka komentuar lëvizjen studentore të 8 Dhjetorit për të cilën u shpreh se demokracinë në Shqipëri e inspiruan amerikanët dhe Evropa.
Ai tha se shqiptarët ishin duke kërkuar lirinë e humbur dhe aspironin një shoqëri demokratike. Sipas tij, ishte pikërisht klasa politike ajo që pengoi integrimin e Shqipërisë në evropë dhe se në këto 33 vite vlerat janë zëvendësuar me antivlera.
Në fakt do e ndaja në dy pjesë 8 dhjetori e asaj kohe natyrisht kishte ndodhur një proces i madh ndërrimi politik ku falë strategjisë së perëndimorëve lindja komuniste humbi betejën me perëndimin demokratik, ndërsa Shqipëria vazhdonte të ishte në regjimin e Ramiz Alisë. Shqipëria vazhdonte të ishte e izoluar. Ishte falë kësaj lëvizje, demokracinë në Shqipëri e bënë amerikanët, e inspiroi Evropa dhe e mbështetën studentët. Lëvizja e viteve ‘90 ka qenë një buqetë e mirë vlerash morale ku studentët dhe qytetarët ëndërronin një Shqipëri evropiane. E dyta ishte principi i lirisë, dhe e trata ka qenë fakti se do largohej nga komunizmi po ku do shkonim prandaj të gjithë aspironin një demokraci. Padurimi për tu integruar në Evropë për shqiptarët ishte e padurueshme. Shqipërime e kanë penguar këta lider politikë për tu integruar në Evropë. Atë paketë të 8 dhjetorit e çbën dhe e zëvendësuan me një paketë antivlerash si korrupsioni, etja e shfrenuar për pushtet dhe qeverisja klanore dhe në këto kushte u largua Shqipëria nga Evropa dhe jo u afrua.
Më tej ai shtoi se në këto 33 vite patjetër që janë bërë dhe hapa përpara, por nuk jemi një shoqëri demokratike, pasi sipas tij mohimi i lojës demokratike dhe mosnjohja e kushtetutës këtë tregojnë.
Të legjitmosh kundërshtarin tënd siç po ndodh aktualisht në parlament, të mos zbatosh rregullat parlamentare, të kufizosh apo zhdukësh të drejtat themelore të qytetarëve, pra sot vlerat pozitive të asaj kohe janë zëvendësuar me një paktë antivelrash që kanë për bazë korrupsionin. Nuk është përmbushur misioni i dhjetoristëve, sepse vlerat janë zëvendësuar me antivlera dhe kemi këtë politikë të shëmtuar në Shqipëri. Ne duhet të rigjallërojmë këto vlera dhe të mos bëjmë llogari pushteti, por të kthejmë shpresën te shqiptarët. Shqipëria nuk është më një vend ëndrrash si Shqipëria në vitet ‘90.
I pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë se dhjetoristët e asaj kohe do ndaheshin në kampe të ndryshme politike, Bejko tha se do ishte mirë që ata të ishin shpërndarë në kampe politike dhe të kishim një shoqëri demokratike, por kjo nuk ndodhi.
Ata dhjetoristë u zhdukën dhe kanë mbetur vetëm disa kokrra. Partitë politike nuk janë më parti por klane, dhe Berisha prandaj mundohet ti imponohet me forcë kur në fakt duhet të largohet dhe të lërë PD të gjejë rrugën e vetë, por imponohet për të zgjidhur problemin e vetë. Do të marrë gjithë meritën e gjithçkaje të mirë që është bërë në Shqipëri, dhe kjo është zhdukja e skemës plurale. Në Shqipëri nuk po prodhohet më politikë dhe prandaj jemi larg parimeve evropiane.
Ndërsa për paralajmërimin e Berishës për mosbindjen civile, Bejko u shpreh se që Edi Rama meriton të përmbyset është e padiskutueshme, por kjo arrihet përmes votës.
Mënyra në demokraci si Shqipëria për të larguar Ramën nga pushteti dhe klikën e tij të korruptuar është vetëm përmes votës. Berisha është thjeshtë një kufomë politike që endet si fantazmë dhe që nuk është në kohën e tij. Sa më shpejt të largohet Berisha, aq më shpejt e djathta do triumfojë dhe do vijë në pushtet.



