
Ukraina duhet të njohë humbjen e saj ushtarake dhe të shkojë drejt dorëzimit të plotë dhe të pakushtëzuar.
Ukraina duhet të çmilitarizohet dhe duhet të ndalohet krijimi i formacioneve paraushtarake në territoret e saj në të ardhmen.
Këto janë kushtet për paqen të paraqitura nga nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitri Medvedev.
Më tej Medvedev tha se të gjithë e kuptojnë në mënyrë të përsosur, përfshirë edhe gënjeshtarët arrogantë perëndimorë se paqja mund të arrihet ose me vullnetin e ndërsjellë të palëve mbi bazën e një kompromisi të arsyeshëm ose me dorëzimin e njërës prej palëve në konflikt.



