Rilindja urbane, ishte një nismë e ndërmarr nga qeveria Rama në korrik të vitit 2014, në fillim të mandatit të parë qeverisës me synimin për të rigjallëruar jetën dhe ekonomitë e qyteteve.
Projekti nisi nga qyteti i Korçës me synim shtrirjen në 70 zona të tjera urbane. Për të folur mbi këtë projekt, urbanisti Gentjan Kaprata në 'MCN Informacion' u shpreh se projekti ka nisur si një projket propagandistik i cili vetëm sa ka dëmtuar urbanistikën.
Ai tha se vendimet e morën për të gjitha qytetet nga vetë kryeministrin, teksa theksoi se buxheti për këtë projekt ishte shpërdorimi populist i parave.

Projekti ka kushtuar diku mbi 2 mld euro megjithatë nuk është kjo çështja kryesore, ai që kur u nis, nisi si nejç projekt propagandistik që dëmtonte sipas meje në shumë dimensione jo vetëm çështjet urbane. Ai ishte një projekt antikushtetuese, përveç se shkelte kushtetutën e marrë nga qeveria qendrore e dyta shkelte kartën e autonomisë vendore.
Një tjetër problem është se ky projekt dëmtonte shkencën e planifikimit hapësinor dhe territorial në dy parime, së pari parimi i decentralizmit dhe parimi tjetër i shkelur ishte planifikimi hierarkik.
Buxheti për këtë projekt ishte shpërdorimi populist i parave, pra të gjithë elementët mobilues të asaj qendre si projekti çdo element vinte nga Tirana.
Më tej ai shtoi se ky projekt jo vetëm që se ka ndihmuar ekonominë vendore në investim, por ato janë një peshë e rëndë sepse ka disa muaj që po nxjerr nevoja të mëdha që këto sheshe kërkojnë rikonstruksion, para të cilat qeveria si jep më dhe mirëmbajtja nga bashkia është një kosto shumë me madhe për to.
Do kishte kuptim nëse ky do ishte investim i qeverisë qendrore për të rilindur ekonominë e këtyre bashkive por kjo nuk ka ndikuar pothuajse fare por vetëm sa i ka ngarkuar një barrë mbi shpinë për mirëmbajtje.
Një tjetër problematikë e këtij projekti ishte se të gjitha qytetet ishin pothuajse njësoj pa ndonjë ndryshim, këto projekte ishin copy paste të njëra tjetrës, dhe nuk solli diferencë. Tjetër karakteristikë ishte monocentrizmi, pra duke investuar nëpër qendrat e qyteteve bëri që dhe ekonomia private të shkonte drejt asaj qendre.
Pra ka një sërë faktorësh që ne duhet të ishim shkëputur nga urbanistika socialiste, por që përmes këtij projekti i përforcuam.



