
Rritja e borxhit publik mbetet risk për ekonominë e vendit. Në studion e lajmeve në MCN TV, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se në fund të këtij viti borxhi pritet të kalojë 80%, që shënon një kufi historik. Duke komentuar vendimin e presidentit Meta për të kthyer për rishqyrtim buxhetin në Kuvend, Tomorri tha shumë prej argumenteve të kreut të shtetit qëndrojnë.
Është jotradicionale dhe jo në funksionin e presidentit të merret me politikat buxhetore dhe fiskale. Përgjithësisht presidentët e shmangin këtë. Duket një përpjekje e sforcuar e presidentit.
Argumentet, shumë prej tyre qëndrojnë. Kjo është një kritikë që qeverisë i vjen edhe nga FMN. Në raportin e radhës FMN ka thënë që ta orientojë buxhetin drejt nevojave dhe të mos angazhohet në prokurime me eficiencë të dyshimtë.
Qeveria duhet ta kthejë buxhetin nga njerëzit. Borxhi pritet ta kalojë 80% në fund të këtij viti dhe kjo është rekord historik. Ky mbetet risk sepse ne nuk e dimë se me çfarë do të përballet ekonomia në vijim. Kapacitetet e Shqipërisë për politika buxhetore janë të kufizuara për të mos thënë zero.



