Xhaçka: S’kam ushtruar influencë për të përfituar. Kuvendi s’ka çfarë voton për mua

Xhaçka: S’kam ushtruar influencë për të përfituar. Kuvendi s’ka çfarë voton për mua

Deputetja Olta Xhaçka në fjalën e mbajtur sot në seancën e Kuvendit i konsideroi si shpifje akuzat në drejtim të saj, duke u shprehur se Parlamenti nuk ka se çfarë voton mbi të, pasi çështja sipas saj është shqyrtuar në Kushtetuese.

Ajo tha se kolegët socialistë janë të lirë të vendosin me votën e tyre.

Xhaçka u përplas verbalisht me kreun e grupit të PD, Gazment Bardhi, duke e konsideruar atë “një gënjeshtar të rëndomtë”, ndërsa iu referua deputetëve të opozitës si "topa lecke".

Kujtojmë që një raport do të votohet sot në seancë, ku do të vendoset nëse çështja e mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës do të shkojë apo jo në Kushtetuese. 

U bë një kohë e gjatë shpifje që emri im lidhet me paligjshëmri dhe abuzim me mandatin e deputetes. Prej kohësh zhvillohen ndaj meje gjyqe prokurorësh dhe gjykatësish pa licencë drejtësie, këtu, në ekrane dhe portale. Jam menduar se ku kam gabuar për mbajtur në kurriz këtë furi balte, një gjë di ta them me siguri, as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte të kryera si përfitime, dhe as në fakt s’kam përfituar asgjë prej tyre, sepse janë shpifje të pavërteta.

Sot Kuvendi s’ka ça voton fare për mua personalisht sepse çështjen time Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar dhe me vendim e ka pushuar. Meqë vendimi i sotshëm lidhet prapëseprapë me mandatin tim, nuk do ta komentoj më tepër këtë dhe kolegët le të vendosin të lirë me voton e tyre”.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, duke iu referuar ish-ministres Xhaçka tha që "nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët" dhe jo ata që kanë të vërtetën në anën e tyre. 

Ai vuri në dukje se papajtueshmëria e mandatit gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa i bëri thirrje ish-ministres që të mos fshihet pas votave të Ramës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy