Papa: Asambleja e PS si pleniumet e Partisë së Punës! Rama s’mban njerëz afër, ka shumë "Lenka Çuko"! (VIDEO)

Papa: Asambleja e PS si pleniumet e Partisë së Punës! Rama s’mban njerëz afër, ka shumë "Lenka Çuko"! (VIDEO)

Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus” foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Duke u ndalur te fitorja e PS në Rrogozhinë, Papa tha se votat në Shqipëri blihen, dhe uria e Ramës po kalon edhe caqet e Enver Hoxhës. Ai e krahasoi PS-në me Partinë e Punës, një forcë politike që mban pleniume, dhe ka plot personazhe si Lenka Çuko. “Zgjedhjet e një bashkie periferike s’kanë rëndësi, problem është si mund të vijnë 1700 vota më shumë në atë perfieri. Uria e madhe e Ramës ka kaluar edhe caqet e kohës së Enver Hoxhës që shkonte 99,9 për qind. Foltorja ka marrë të njëjtin numër, kurse grupi i PS, tregon që këtu votat vazhdojnë dhe blihen. Blerje është jo vetëm kur paguan nga ana monetare, por kur një kryetar bashkie shpenzon kohën më të madhe në Rrogozhinë, ministra, deputetë, ose duan t’i tregojnë Ramës sa zotit jemi ne, ose duan t’i futin thikë pas shpine Ramës për zgjedhje të parakohshme. Edhe në Kukës kështu do ndodhë. Sistemi është krimbur”, tha Papa. I pyetur mbi lënien në burg të Fredi Belerit, Papa mendon se nuk kemi të bëjmë me sjellje nacionaliste të Ramës, por interesa të mëdha për pronat në bregdet. “Po ta shohim me standardin amerikan kjo nuk ndodh. Nëse votohesh nuk të heq njeri nga zyra. Që në Shqipëri vidhen votat, nuk diskutohet, është e dykahshme, jo vetëm nga një kah. Unë e di që lobi grek është shumë i fuqishëm dhe për Ramën është një minus. A e bën si nacionalist? Nuk besoj. Janë interesa të mëdha të pronave në bregdet, grupet e oligarkëve që Belerin e duan në burg”, tha gazetari. Duke folur mbi asamblenë e PS, Papa tha: “ “PS vazhdon si Partia e Punës. Një parti moderne, ndryshon partia në pushtet nga partia në fushatë. Rama është kryeministri dhe s’ka pse të merret me pleniume! Me këto skandale që kanë ndodhur në çdo vend normal të NATO-s, Rama duhet të jepte dorëheqjen. Në vende si Kina partia ka këtë forcë, nuk ndodh në Amerikë. E keqja është që e ke deputet, e ke edhe ministër, nuk ka ndarje të pushtetit. Qeveria ekzekutive s’ka pse të ketë lidhje me Parlamentin. 15 veta kontrollojnë Parlamentin. Dikush që është ministër s’duhet të jetë deputet. Rama vodhi diçka nga ajo rruga e tretë e Klintonit, të cilën e përdorën keq. Përsëri metoda si e organizon, si shkarkon, si degdis e braktis njerëzit, është metodë e Partisë së Punës. S’ka asnjë qasje moderne dhe perëndimore. Kryeministri shfaqet si Putin, Erdogan, Orban, nuk përfaqëson qoftë edhe të majtën moderne të Europës, se me të djathtën s’ka pika takimi. Kjo tregon që jemi republikë partiake”. Papa është i mendimit që ka një luftë të madhe brenda PS, ku deri më tani më e favorizuara nga Rama është Balluku. “Rama nuk mban njerëz afër, këtë e kanë provuar gjithë. Ka lidhje me trashëgiminë e kësaj partie që gjithmonë ka pasur grupe armiqësore, vrasje. Tani vrasje s’ka por kur e degdis numrin 2 Ahmetajn, dhe amerikanët kanë përgjime si kanë sjellë para Cash në Amerikë, dhe mënyra si sillesh me disa emërime, ku unë shoh shumë Lenka Çuko te PS, njerëz anonimë, ministre, ministra, që s’kanë asnjë për qind të socialistëve, që nuk rezonojnë asgjë me votuesin e thjeshtë. Ai tallet. Lufta është e madhe. Janë lejtenantët e tij i bashkisë së Tiranës, dhe ish-këshilltarja në bashkinë e Tiranës, zv.kryeministrja Balluku. Deri tani ai favorizon Ballukun”, tha ai. I pyetur nëse SPAK do ta thërrasë kryebashkiakun Veliaj për aferën e inceneratorëve, gazetari shprehet: “Padiskutim. Do varet kur Rama do ta dorëzojë Veliajn, siç dorëzoi Dakon për një shtesë kati pa leje. Djegësit po groposin shumë dhe janë shifra të frikshme dhe është një e mirë për publikun, të dënohen, t’u sekuestrohet pasuria, por mënyra si kryhet hetimi dhe si u jepet kohë për t’u arratisur kjo është problematike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy