U mashtrua nga bankat, piu fotoksinë para SPAK, Cakrani: 63-vjeçarin e vrau drejtësia e re, duhet të ishte dëgjuar (VIDEO)

U mashtrua nga bankat, piu fotoksinë para SPAK, Cakrani: 63-vjeçarin e vrau drejtësia e re, duhet të ishte dëgjuar (VIDEO)

“Nuk vrau veten, e vrau drejtësia e re, e vrau Dumani, e vrau SPAK”. Kështu u shpreh avokati Kujtim Cakrani në MCN Live për 63 vjeçarin Pal Trashaj i cili piu dje fostoksinë para SPAK, ndërsa sot në mëngjes u nda nga jeta në urgjencën e QSUT-së.

Ai tha se pavarësisht se nuk është kompetencë e SPAK, ai duhet të ishte dëgjuar nga oficerët e BKH, ti merrnin kallëzimin, ta regjistronin dhe ta dërgonin në institucionet përkatëse.

Sipas tij vetëflijimi i këtij qytetari është një alarm shumë i madh dhe duhet të shërbejë si ndërgjegjësim për institucionet tona.

Drupal Ad

Kjo është vrasje e drejtësisë ajo e ka vrarë 63 vjeçarin sot sepse ka kërkuar drejtësinë gjithë kohës dhe nëse ka shkuar te SPAK ata të paktën minimumi duhet ta kishin dëgjuar, edhe pse nuk është kompetencë e tyre, por ta kishin regjistruar. Ai njeri do ishte gjallë sot nëse oficerët e BKH dhe SPAK do e merrte atë dhe do e kishte referuar te organet kompetente.

Problematika të tilla ka shumë në Shqipëri ku janë shkatërruar shumë familje për shkak të këtyre borxheve. Ky është alarm shumë i madh dhe ky qytetar që u vetëflijua të shërbejë që institucionet tona të ndërgjegjësohen, bashkë me to dhe shoqëria. Ky është problemi jonë që nuk të merr parasysh dhe seriozisht kallëzimet e qytetarëve.

Institucionet prandaj janë aty për ti shërbyer qytetarëve. Mikrokreditë janë grupe të strukturuara kriminale dhe sot akoma më keq me një viktimë. Ai ka shkuar në SPAK se s’ka gjetur hapësirë në asnjë institucion tjetër dhe prandaj ka ardhur nga Lezha te SPAK, por dhe aty ka humbur besimin përderisa vendosi të pijë fostoksinë.

63 vjeçari i cili njihej si historian në qytetin e  Lezhës ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy