Hetimet e nisur nga prokuroria e posaçme, SPAK për inceneratorët, kanë çuar në firmosjen e nëntë urdhëra arresti.
Nga të dhënat paraprake mësohet se operacioni i nisur mëngjesin e sotëm është në vijim, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuar nga SPAK, me synim prangosjen e të përfshirëve në shkelje.
Paraprakisht mësohet se mes të shënjestruarve nga SPAK janë zyrtarë dhe biznesmenë të ndryshëm të përfshirë në inceneratorin e Fierit.
Burimet bëjnë me dije se urdhër arresti është lëshuar për drejtorin e Albpetrol, Florian Muçaj, ish-administrator i kompanisë.
Urdhrat e arrestit vijnë një ditë pasi kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, i dërgoi një letër SPAK, ku i kërkoi që ti shkohet hetimeve deri në fund.
Personat nën hetim
1. Lefter Koka, i dyshuar kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248 e 25, 260 e 25, 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
2. Pëllumb Abeshi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
3. Azem Shatëri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
4. Florjan Muçaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
5. Erjon Murataj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
6. Klodian Zoto, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
7. Arenc Myrtezani, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 245 e 25 dhe 287/1, gërma “a” dhe “b” dhe 278/2 të Kodit Penal.
Janë caktuar masa të sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:
8. Sabina Cenameri, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
9. Etleva Kondi, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.



