Gazetari Denis Dyrnjaja në MCN Live ka komentuar aksionin e opozitës jashtë kuvendit për të cilin u shpreh se kjo që ata bëjnë tregon se PD nuk ka një alternativë konkrete për shqiptarët.
Ai tha se shoqëria është emancipuar për të kuptuar të drejtën nga mashtrimi, prandaj qëndrimet e opozitës nuk i bindin qytetarët. Sipas tij, opozita e sotme nuk ka ‘moral’ për të mbrojtur interesat e publikut.
Sot ishte ditë dinamike. Është një skenar i parashikuar nga PD në axhendën e saj për të bllokuar parlamentin në shenjë revolte. Natyrisht në shterpësinë e saj politike dhe shurdhërinë që maxhoranca ka, ky momenti Salianjit duket si një impuls i ri i opozitës e cila s’ka një ofertë politike konkrete për shqiptarët në zgjedhjet e 2025 dhe ridrejtohet për të shumtën herë te këto simbolet e forcës dhe pretendimet për të ushtruar njëlloj presioni.
Është në të drejtën e saj zgjedhja që ka bërë opozita, por mendoj se ditët si kjo e sotmja do të jenë më të gjata gjatë këtij viti elektoral, kështu që deri për zgjedhje mendoj se do jetë kjo situatë tensioni që opozita mendon se do i sjellë rezultat, mund dhe të ndodhë të krijojë efekt, por vetë e kam të vështirë të pranoj se deputetët e zgjedhur nga populli të djegin në parlament karrige, por janë aty për të goditur me teza dhe ide.
Sa i përket protestës, Dyrnjaja shtoi se qytetarët nuk kanë nevojë për orë takimi apo përcaktim axhende sepse nëse ata kanë revoltë ndaj qeverisë dalin vetë. Sipas tij kjo është një parti e mbaruar që s’ka as koncept, as vizion, as koncept që di të bëjë vetëm sherre dhe nuk ja mbush dot njerëzve me kaq.
Besoj se në këto 34 vjet shqiptarët janë emancipuar aq sa të kuptojnë se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është, të kuptojnë se ka në politikën shqiptare që bërtasin dhe thonë bëni atë që them unë dhe jo atë që bëj unë. Nëse do jetë nevoja në 2025 shqiptarët do flasin me votën e tyre, por mendoj se nuk ka politikë, nuk ka para që blen vullnetin e njerëzve.
Po të kthehemi në 2013, ju i mbani mend 1 mln shuplakat e famshme dhe nëse shqiptarët janë të bindur që gjithë këto denoncime që bënë opozita dhe janë bindur se kjo nuk duhet të jetë qeveria në vazhdimësi ata do ta rrëzojnë Edi Ramën. Ne kemi një opozitë që vetë brenda saj kanë akuzuar njeri-tjetrin dhe kjo është një gjë që njerëzit i kuptojnë pafytyrësitë e opozitës me njeri-tjetrin.
Këta që ikin sa andej këtej nuk kanë sot moral të bëjnë predikimin e mbrojtjes së interesit të publikut. Flasin për korrupsion, por po ti hyjë SPAK ata as vetë nuk e dinë se si do dalin. Po të hetojë realisht SPAK duhet të bëhet një burg i madh se nuk dalin vendet sepse korrupsioni është shumë galopant.
Më tej ai shtoi se moraliteti politik që akuzojnë këta të tjerët për korrupsion nuk shkon dhe shqiptarët i shohin, prandaj është rritur fasha gri dhe në zgjedhje do fitojë ai që do marri shumicën e pakicës.
Një nga paradokset që ka PD është marrëdhënia me SPAK dhe ndërkohë që Berisha e anatemon gjatë të gjithë kohës, nga ana tjetër eksponentët e PD shkojnë dhe i drejtohen këtij institucioni, tani ose është organizatë kriminale, ose jo. PD me SPAK ka marrëdhënie me dy standarde.
Dhe Salianji është dënuar se ka shpifur, ka inskenuar një ngjarje që nuk ka ndodhur, pra Salianji u bë viktimë e inskenimit 'Babale'. Pra këtu cedon PD, ajo duhet të ndryshojë të gjithë strategjinë sepse shqiptarët duhet të kuptojnë nga se ndryshon nga Edi Rama alternativa tjetër që është Berisha në këtë rast. Këta merren me banalitete dhe interesa personale. Kjo është një parti e mbaruar që s’ka as koncept, as vizion, as koncept që di të bëjë vetëm sherre dhe nuk ja mbush dot mendjen njerëzve me kaq.



