Kim e kuptoi që vjet se martesa me Kanye-n kishte përfunduar! Arsyet që po çojnë drejt divorcit

Kim e kuptoi që vjet se martesa me Kanye-n kishte përfunduar! Arsyet që po çojnë drejt divorcit

Kim Kardashian kuptoi se kishte arritur fundi i martesës me bashkëshortin Kanye West vitin e kaluar. Sipas burimeve për ‘ET Online’, 40-vjeçarja në të vërtetë kuptoi se gjërat kishin përfunduar që nga korriku.

"Kim nuk ka më ndjenja romantike me Kanye-n prej disa kohësh, por e do atë si babai i fëmijëve të tyre dhe nuk dëshiron ta lëndojë. Përpjekja e saj e fundit e vërtetë për ta bërë marrëdhënien e tyre të funksiononte ishte kur ajo shkoi në Wyoming në korrik dhe u pa të qante në makinë me të. Pas kësaj, ajo thjesht e dinte se duhet t’i jepnin fund. Kim është në gjendje t'i ndërpresë gjërat më lehtë ... dhe ka arritur kufirin e saj dhe është në një pikë ku ndjen se nuk ka më romancë", thotë burimi.

Në korrik, Kim vizitoi Kanye në fermën e tyre në Wyoming, ku u fotografuan duke zhvilluar një bisedë emocionuese në makinën e tyre, gjatë së cilës ajo dukej se po qante. Burimi thotë se sjellja e vitit të kaluar e Kanye-t ishte padyshim një faktor vendimtar.

"Përveç shqetësimit për familjen e saj, Kim e merr shumë seriozisht karrierën, bizneset dhe imazhin e saj dhe e mban këtë në mendje me të gjitha marrëdhëniet dhe zgjedhjet e saj. Veprimet e Kanye-t kanë prekur të gjitha aspektet e jetës së saj", tha burimi.

Një tjetër burim thotë se një nga arsyet ka qenë ideja e Kanye-t për të kandiduar për president në 2020-n, duke krijuar një ndarje të madhe mes çiftit.

Burimi ET Online

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy