
Anulimi i golit në minutën e 90 ka bërë që ndeshja mes PAOK dhe AEK në Selanik të kthehet në një kaos dhe më pas të ndërpritet. Situata u përkeqësua pasi presidenti i PAOK, Ivan Savidis hyri në fushë me armë, ndërsa tifozeria shpërtheu në zemëratë edhe jashtë stadiumit.



