
Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, i cili shërbeu nga viti 1998 deri në 2005, deklaron se ish-udhëheqësja e vendit Angela Merkel, në detyrë në 2005-2021, dhe ministri i jashtëm i atëhershëm, Frank-Walter Steinmeier, morën një “vendim të zgjuar” në samitin e NATO-s në vitin 2008 duke e mbajtur Ukrainën, jashtë NATO-s.
Mbajtja e Ukrainës jashtë NATO-s është gjeja e duhur. Kush e pengoi këtë në samitin e vitit 2008? Angela Merkel dhe Frank-Walter Steinmeier. Ishte një vendim i mençur.
Edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kishte një alternativë, siç është neutraliteti i armatosur i Ukrainës pa anëtarësimin në NATO.
Schroeder në një intervistë me revistën Stern botuar të mërkurën, shton se problemet sa do të rëndësishme të jenë, janë edhe të zgjidhshme.
Së pari, Krimea. Të mendosh se Presidenti ukrainas Zelensky do të marrë përsëri Krimenë me mjete ushtarake është absurde.
Me përjashtim të pakicës tatar, ky rajon është rus. Ish-lideri i shtetit dhe partisë sovjetike, Nikita Hrushovi, ia dorëzoi atë Ukrainës, e cila në atë kohë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.
Gjithashtu, ndër problemet aktuale, beson Schroeder, spikat dëshira e përmendur e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n. Situata në Donbass, sipas ish-kancelarit gjerman, është më e ndërlikuar, raporton Tass.
Në marrëveshjet e Minskut parashikohej që Donbasi të mbetet pjesë e Ukrainës, por në të njëjtën kohë pakica ruse duhet të ketë më shumë të drejta.
Por ukrainasit shfuqizuan edhe dygjuhësinë në Donbas. Për këtë, është e nevojshme të arrihet një zgjidhje duke përdorur Konfederata Zvicerane si model.



