Një dridhje e çuditshme e dorës e detyroi violinistin e madh Roger Frisch t’i drejtohej mjekut. Një dridhje e tillë ndoshta nuk do të ishte problem për një profesion tjetër, por për një violinist do të ishte fundi i karrierës.
Në vitin 2009, violinisti i njohur iu nënshtrua një operacioni në tru, gjatë të cilit iu implantuan dy elektroda që do t’i ndalonin dridhjet. Gjatë operacionit me trurin e hapur, ai vijoi t’i binte violinës, për të siguruar mjekët se gjithçka po bëhej siç duhej. Ai vijon të luajë në skenë edhe sot.



