Frekuentimi i bibliotekave po braktiset çdo ditë e më shumë nga shqiptarët, fakt ky që konfirmohet nga raporti i INSTAT-it. Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, për 6- mujorin e parë të vitit 2018, numri i personave që kanë shkuar në bibliotekë është ulur ndjeshëm.
Vetëm në 3-mujorin e parë është shënuar rënie me 37.4%, ndërkohë që në tremujorin e dytë biblioteka është vizituar nga 9800 persona më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe vetë të rinjtë pohojnë se nuk e frekuentojnë bibliotekën.
Por përveç mosfrekuentimit të bibliotekave, ka shënuar rënie me 44,9% krahasuar me një vit më parë edhe numri i botimeve të reja që paraqiten në biblioteka. Mirëpo ky fakt duket se nuk përbën problem sepse disa të rinj shprehen se nuk lexojnë fare libra.
Në vitin 2017 për 6-mujorin e parë janë botuar 8200 libra, ndërsa në 2018 vetëm 6060, që do të thotë 2140 botime më pak.



