
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri. Gjyqtari i arrestuar dy javë më parë është shtruar në spitalin e burgut, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Miri e kishte apeluar masën e sigurisë së dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë që ai po hetohet në lidhje me dyshimin se ka përfituar shuma parash nëpërmjet ndryshimit të klasifikimit të veprës penale.
Ai u vu në pranga dy javë më parë dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 300 milionë lekë të vjetra. Miri e justifikoi këtë shumë si borxh që e kishte marrë për t’u kuruar pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.



