Autokritika e kryeministrit për Vlorën/ Kalemaj: Fasadë, ndryshimi i listës për shkak të kritikave nga vlonjatët (VIDEO)

Autokritika e kryeministrit për Vlorën/ Kalemaj: Fasadë, ndryshimi i listës për shkak të kritikave nga vlonjatët (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Vlorë, shprehu pakënaqësi për drejtuesit e partisë në këtë qytet, duke thënë se ata kanë qenë më shumë një pengesë për të arritur objektivat e kërkuara, sesa kundërshtarët politikë.

Analisti Ilir Kalemaj, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, e sheh këtë si një detyrim të Ramës për të ndryshuar listën e mbyllur të Vlorës, duke theksuar se ai u kritikua fort nga vetë vlonjatët.

Kryeministri e di që Vlora pavarësisht se është një qark i majtë, dhje një bashki e majtë në kuptimin që në zgjedhjet e kaluara i ka dhënë konfidencë, në zgjedhjet e kaluara kishte 8 deputetë , ai e di gjithashtu se janë popull rebel dhe rebelohen edhe ndaj sojit të tyre siç është rasti i PS dhe z.Ram,a dhe në këtë sens ai ka parë shumë kritika dhe për këtë arsye ngaqë ka parë shumë kritika, vendosi të ndryshoj tërë listën e mbyllur të Vlorës.

E ka bërë edhe në Shkodër, kurse në rastin e Vlorës janë tërësisht deputet të rinj në listën e PS-së. kështu q duke parë shenja rebelimi shenja pakënaqësie, pastaj është çështja e Aeroportit që u premtua sa herë, tani premtoj që do të realizohet, por ende ka filluar puna për terminalin, është Lungomare 2, dhe 3, dhe natyrisht kryeministri mban përgjegjësi për këtë gjë, duke qenë se ka qenë edhe deputet i Vlorës në disa legjislatura.

Kalemaj gjithashtu e konsideron fjalimin e Ramës dhe ndryshimin e kandidatëve si një "fasadë", një lëvizje për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të dhënë mesazhe që dallojnë nga të tjerët.

Sipas tij, Rama po përpiqet të shfaqet si ai që bën ndryshimin, duke e vendosur veten në një pozicion të fortë kundër atyre që kanë abuzuar pas shpinës së tij.

Në këtë sens mendoj se shkuarja e tij, prezantimi i kandidatëve, aq më tepër që ka kandidat tërësisht të ri, njëra kishte qenë dikur te çadra e Bashës, kështu që në këtë sens mendoj se është çështje fasade, dhënie e disa mesazheve meqë është e diele sot dhe ka varfërim lajmesh.

Me këtë rast ai u mundua që të jepte edhe kryemesazhin e ditës që ishte që ne kemi me gishtat e të duarve që numërohen në SPAK ose më saktë në burg, por nga ana tjetër duam 1 milion vota, 1 milion shuplaka pro drejtësisë në mënyrë për të bërë këtë diferencën e Ramës me të shumtët përkundër të paktëve që kanë abuzuar dhe kanë ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës së tij.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy