
Në sfilatën e Dolce & Gabbana pranverë-verë 2023 në Javën e Modës në Milano, Deva Cassel u shfaq me një veshje dantelle të tejdukshme. Vajza e aktores Monica Belluci dhe aktorit francez Vincent Cassel u shfaq shumë sensuale në sfilatën e Dolce & Gabbana Alta Moda, vjeshtë-dimër 2022 2023, në Siçili, pikërisht aty ku nëna e saj, Monica Bellucci, vite më parë, ka xhiruar filmin Malèna.
Deva kishte veshur një mini fustan dantelle të tejdukshme. Gjerdani me kryq, një domosdoshmëri kur është fjala për stilin Dolce & Gabbana, ishte pjesë e veshjes.
Deva Cassel hyri në fushën e modës në vitin 2019. Ajo u zgjodh për spotin parfumit Dolce Shine, dhe më vonë për setin reklamues të Dolce Rose në Bellagio në liqenin Como.



