Mbyllja e selisë së PD, Kasmi: Akt i turpshëm, Basha i papërgatitur për të qenë lider (VIDEO)

Mbyllja e selisë së PD, Kasmi: Akt i turpshëm, Basha i papërgatitur për të qenë lider (VIDEO)

Kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi e ka cilësuar si akt të turpshëm mbylljen e dyerve të selisë së PD dhe përdorjen e figurave të kësaj partie për të bërë show.

Në një intervistë për MCN TV, Kasmi vlerësoi si problematikën më të madhe të PD, meritokracinë. Sipas tij kreu i PD Lulzim Basha ka qenë i papërgatitur për të qenë lider dhe të gjitha postet që ka marrë i ka pasur pa meritë.

“Është e paimagjinueshme se si deputetët shkojnë dhe adresojnë probleme të caktuara dhe nuk futen dot në seli. Situata me Tabakun nuk besoj se ka qenë incident, por për të treguar që po punohet. Ai ishte shoë dhe turp. Njerëz që kanë emër pranojnë të bëhen pjesë e kësaj, ky është turp.

Komunikimet janë ndërprerë me Bashën prej dy muajsh, nuk kemi pasur asnjë lloj komunikimi. Problematika më e madhe që ka pasur PD ka qenë vlerësimi i meritokracisë, nuk ka pasur filtra për meritokracinë. Basha erdhi nga Kosova nga ku ishte dhe u bë deputet e më pas ministër, por çfarë meritash kishte ai? E gjithë karriera e tij erdhi pa meritokraci në PD dhe kjo sjell një sërë problemesh tani”, tha Kasmi.

Në lidhje me akuzat për njerëz të armatosur Kasmi tha se mbeten për tu provuar, por u shpreh se nëse ndodh incidenti më i vogël përgjegjëse do të jetë policia, sepse ka pasur informacion.

"Në lidhje me akuzat për njerëz të armatosur janë për tu privuar. Nëse ka kah Berishës duhet të shohim se kush janë ata, a kanë drekuar e darkuar me Bashën. Për grupin e Kumanovës është përgjegjësi e policisë. Nëse ndodh incidenti më i vogël përgjegjëse do të jetë policia, sepse ka pasur informacion. Policia nuk mund të qëndrojë indiferente. Akti final ka qenë kuvendi i 11 dhjetorit dhe do të zbatohen më 8 janar”, shtoi Kasmi.

Ai po ashtu u shpreh se nuk ka pasur asnjë vështirësi për pozicionimin të RD duke shtuar se qëndrimet e tij nuk kanë ndikuar në politikat editoriale të RD.

“Mendoj se do jetë vit i mbarë për RD dhe opozitarizmin në përgjithësi. Nuk është çështje bravash dhe zyrash. Legjitimitetin e opozitarizmit nuk e japin bravat, çelësat apo zyrat.

Nuk ka pasur asnjë vështirësi për pozicionimit të RD, unë kam qëndrimet e mia, por kjo nuk ka ndikuar në politikat editoriale të RD. Nuk mund të kem frikë të shpreh bindjet e mia. Ne nuk kishim frikë në vitet 90-të jo më tani. Kërcënimet ultimatumet janë qesharake. Pozicionimi jonë në kah të demokratëve”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy