Arrestimi i Balilit, reagon ambasada e SHBA dhe BE: Kush e ka radhën?

Arrestimi i Balilit, reagon ambasada e SHBA dhe BE: Kush e ka radhën?

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar për ndalimin e Klement Balilit, një prej trafikantëve të drogës më të kërkuar nga shteti duke i dhënë fund arratisë së tij 2-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ambasada shkruan se ky arrestim shënon një hap të madh rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit. Më tej ambasada inkurajon për një gjyq të shpejtë dhe të plotë duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë dhe gjithashtu në këtë reagimin vihet theksi se kush do t’a ketë radhën pas Balilit.

"Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, -shkruan ambasada.

 

Edhe ambasadori i Bashkimit Europian, në Tiranë Luigi Soreca, ka përshëndetur dorëzimin në polici të Klement Balilit.

Në një postim në "Twitter", ai thotë se vendosja në arrest e Klement Balilit nga policia e shtetit paraqet një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër bandave kriminale në Shqipëri.

Diplomati europian thotë se lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës është përparësi kryesore për BE-në  në rrugën e Shqipërisë në drejtim të pranimit në BE.

Fakti që Klement Balili është në burg përfaqëson një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës është një prioritet kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE”, shkruan Soreca.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy