Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke ofruar informacion të detajuar për publikun.
Katalogu përfshin automjete dhe mjete të tjera, me të dhëna për bazën ligjore të sekuestrimit ose konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit dhe vlerën e përafërt të secilit mjet.
Ky publikim vjen pas përditësimit të katalogëve të pasurive të tjera të sekuestruara dhe të konfiskuara dhe synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacion.
Ai gjithashtu krijon bazën për proceset e mëtejshme të administrimit, përdorimit ose tjetërsimit të këtyre pasurive në përputhje me ligjin dhe vendimet gjyqësore.
Sipas AAPSK-së, publikimi i këtij katalogu është një hap i rëndësishëm për forcimin e besimit publik, rritjen e llogaridhënies institucionale dhe për një administrim më efikas të pasurive që tashmë ndodhen nën menaxhimin e shtetit.



