Inceneratorët/ Kalemaj: Ngritja e një komisioni hetimor kur do të varrosësh një çështje

Inceneratorët/ Kalemaj: Ngritja e një komisioni hetimor kur do të varrosësh një çështje

Në 25 shkurt mbyllet afati i Komisionit Hetimor në tre inceneratorët. Lidhur me këtë çështje qnë studion e lajmeve në MCN TV analisti Ilir Kalemaj u shpreh se në momentin kur do të vrasësh një çështje ngrihet një komision hetimor.

Ai tha se sot kemi një ministër pas hekura për këtë, por kjo nuk fillon dhe mbaron me të, ajo është një aferë e madhe e cila shoqërohet me retorika politike por kjo se fsheh faktin se kemi të bëjmë me një krim që kërkon gjetjen e përgjegjësve.

Nëse doni të varrosni një çështje ngrini një komision hetimor. Kjo është një aferë ku s’ka inceneratorë dhe vetë Evropa sot ka hequr dorë nga djegësit, këtu është përfshirë një pjesë e medias si dhe politikanë të rangut të lartë. Ne kemi një ministër sot pas hekurave por përgjegjësia nuk fillon dhe mbaron tek ai, por padia është bërë dhe më parë nga PD dhe dje pash kryetaren e komisionit dhe nënkryetaren që shkëmbenin replika. Pra kemi një retorikë politike, por kjo se fsheh faktin që kemi dhe një krim që kërkon të gjenden përgjegjësit që të vihen para drejtësisë sepse janë taksat tona të paguara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy