Gara në PD/ Kume: Zgjedhjet me një kandidat janë moniste. Grimci: Në PD vendosin anëtarët

Gara në PD/ Kume: Zgjedhjet me një kandidat janë moniste. Grimci: Në PD vendosin anëtarët

 

Gara në Partinë Demokratike për drejtimin e saj vijon të shoqërohet me debate mbi mungesën e konkurrencës dhe mënyrën e organizimit të procesit zgjedhor.

 

Të ftuar në studion e “MCN Informacion”, kryetarja e degës nr. 9 të PD-së, Eda Grimci, dhe gazetari Mariglen Kume, ndanë qëndrime të kundërta lidhur me garën për kreun e Partisë Demokratike.

 

Grimci u shpreh se nuk ka pasur kandidatë të tjerë që të kenë hyrë realisht në garë përballë Sali Berishës. 

 

Sipas saj, në Partinë Demokratike vendimmarrja i takon anëtarësisë.

 

 

Nuk di të ketë pasur kandidatë të tjerë për garën për kreun e PD-së, që të mund të thoja nëse Berisha i pranoi apo nuk i pranoi. 

Di që ka pasur kandidatura që nuk janë pranuar dhe janë refuzuar, por nuk ka pasur kandidatë të tjerë përballë Berishës.

Nuk është hera e parë që ndodh që të mos ketë kandidatë të tjerë për kryetar të PD-së, është një fenomen i njohur në PD. Ka kritere shumë strikte sa i përket kandidimeve.

Jo, nuk janë zgjedhje moniste, sepse në PD vendimet i marrin anëtarët e Partisë Demokratike. 

 

Nga ana tjetër gazetari Kume, shoreh bindjen se zgjedhjet për kryetar me një kandidat janë zgjedhje moniste.

 

Nëse analizojmë atë që thotë Eda, të vjen keq si qytetar për faktin që një parti, e cila aspiron të jetë alternativë për të qeverisur vendin, ka vetëm një person që ka shumë vite në drejtimin e PD-së dhe vetëm një alternativë për të drejtuar atë parti. 

Të tjerët nuk marrin as guximin të futen në garë me një figurë të tillë.

Në postet më të larta, si sekretarët apo nënkryetarët e PD-së, ata ose ndihen të detyruar ndaj Berishës që i ka vendosur në ato poste, ose duhet të futeshin në garë. 

Fakti që asnjëri prej tyre nuk doli kandidat është për të ardhur keq.

Në realitet, ajo që ndodhi në PD nuk e bën atë një forcë aq legjitime për të pretenduar fitore apo për të qenë alternativë serioze qeverisëse. 

Zgjedhjet për kryetar me një kandidat janë zgjedhje moniste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy