Arti i portreteve në 120 vite,  Hado: Të zgjedhura sipas epokave, për herë të parë trajtohen mitet në pikturë

Arti i portreteve në 120 vite,  Hado: Të zgjedhura sipas epokave, për herë të parë trajtohen mitet në pikturë

Vetëm pak ditë më parë në Akademinë e shkencave të Shqipërisë, piktori dhe studiuesi Abaz Hado ka promovuar studimin monografik “Portreti 1880-2000”, përmes të cilit sjell 40 portrete dhe autoportrete bardhë e zi dhe rreth 320 portrete me ngjyra të realizuar prej piktorëve më të shquar shqiptarë.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV , Hado tha se 360 portrete janë zgjehdur në veçanti, ndërsa theksoi se ‘motra tonë’, është një pikturë me vlerë të veçantë. Ai tha se për herë të parë trajtohen mitet në pikturë dhe se portretet janë përzgjedhur edhe sipas epokave dhe mes tyre ka një lidhje shpirtërore.

Ne e quajmë këtë si piktura e re shqiptare si arti i rilindjes që është shumë e mëvonshme se vendet e tjera të rajonit, pra u bë disa shekuj më vonë që arti ti kthehej rilindjes së saj. Si piktura me vlerë më të veçantë do të veçoja “Motra tonë”, kjo dhe për shkak të historisë së saj. Kriteri i veprës varet sipas problematikës që unë kam hartuar. Çdo problematikë është futur në problemin e vetë trajtesës. Nuk është libër histori e portretit, por trajtohen problematika të ndryshme të portretit shqiptar. 360 portretet janë të zgjedhura në veçanti, unë zgjedh të mos e mbyll sistemin, por dua të jem i hapur për ata që vijnë, përcaktoj të merrem me atë pjesë të historisë që e njoh mirë. Unë trajtoj fillim historinë e socializmit, periudhën e realizmit socialist e cila solli një dëm në portretin shqiptar. Duke e trajtuar këtë në aspektin etnik.

Më tej ai u shpreh se interesante mbetet fakti se për herë të parë trajtojmë mitet në pikturë të cilat me krahasimet që ka bërë kanë rezultuar të jenë totalisht të barabarta me të gjithë vendet ku doktrina komuniste ka uzurpuar këto vende për një kohë të gjatë.

Doktrina e realizmit socialist ka pasur ndikim të fortë. Arti shqiptar do kuptohet se si është zhvilluar dhe ka fituar vlerën. Jam partizan i atyre artistëve që duhet të vlerësojmë realisht atë që ka ndodhur dhe nuk mund ta mohojmë. Vetëm duke marrë portretin e kopertinës, çdo mjeshtër botëror do e kishte zili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy