Shqipëria në BE, Rama: Do të na duhet të bindim 27 koka

Shqipëria në BE, Rama: Do të na duhet të bindim 27 koka

Në një event të zhvilluar në kuadrin e Ditës së Europës, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria sot ndodhet te dera e Europës, me të cilën e ka ndarë një humnerë shumëvjeçare. Duke theksuar ambicien e shqiptarëve prej shekujsh për t’u bërë pjesë e Europës, Rama tha se në kohën kur ata i ndan prej prej saj vetëm një hap, ata që janë pas derës nuk janë aq entuziastë sa ishin për të ardhmen e shtëpisë së përbashkët europiane.  

“Shprehja që shqiptarët përdornin sa herë e linin shtëpinë ishte; Po marr rrugën për në Europë. Në këtë shprehje përmblidhen ëndrra, shpresa dhe ambicia e çdo burri, e çdo babai e çdo djali që linte shtëpinë për të marrë rrugën në Europë, për të sjellë prej andej atë çka shtëpia nuk mund ta kishte. Kështu kanë jetuar shqiptarët prej shumë shekujsh, e deri më sot, në 9 maj të 2018-s që flasim. Me këtë ëndërr, me këtë shpresë e ambicie. Ndërsa humnera e thellë shpirtërore mes tyre dhe Europës ka ardhur duke u ngushtuar. Por përsëri sot, duke qenë kryeministër, është detyrë ta shohësh fundin e humnerës, përmes parimeve që e ndërtuan Europën e Bashkuar. Është aty hija e humnerës kur flet me deputetë të BE. Është fatmirësisht një hije e asaj humnere. Pasi humnera është shumë më psikologjike sesa faktike, pasi Shqipëria ka marrë mbështetje historike nga BE për të çelur negociatat për ta mbyllur përfundimisht humnerën. Natyrisht si në të gjitha kohërat dhe rastet që na ka dhënë historia, nuk kemi pasur fatin që të jemi në sinkron, pasi sot ne jemi te dera dhe ata që janë pas dere, nuk janë aq entuziast aq sa ishin për të ardhmen e asaj shtëpie. Po të ishin negociata për t’u futur në SHBA mbase do të ishte më e lehtë. Pasi nuk do bindim 27 koka”, tha Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy