Shkrirja e shoqatave të biznesit/ Muça: Antikushtetuese, ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e këtyre grupimeve (VIDEO)

Shkrirja e shoqatave të biznesit/ Muça: Antikushtetuese, ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e këtyre grupimeve (VIDEO)

Bizneset kundërshtojnë p/ligjin e qeverisë i cili parashikon të shkrijë dhomat e tregtisë dhe shoqatat në një Dhomë Kombëtare Ekonomike. Sipas draftit, regjistrimi është me detyrim dhe me një tarifë vjetore, e cila vetëm në vitin e parë tranzitor nuk do të aplikohet.

Lidhur me këtë Bujar Muça, kreu i shoqatës së biznesit në Korçë në një lidhje skype me MCN live u shpreh se shoqatat janë krijuar nga grupe vullnetare dhe kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e tyre.

Ai tha se bashkimet janë krijuar për të mbrojtur grupet e interesit dhe se janë 19 grupime që e kundërshtojnë këtë ligj. Sipas tij ky projektligj është antikushtetuese, dhe se ata do ta kundërshtojnë në formë ligjore dhe përmes protestave.

Ne si shoqatë i biznesit të vogël dhe i mesëm e kemi kundërshtuar këtë pr.ligj për të mbledhur në një dorë të gjithë këto grupe interesi në një të vetme dhe të jetë përfaqësuese e të gjithë grupimeve. Kjo është antikushtetuese sepse të gjitha kur janë krijuar këto shoqata janë krijuar me një grup vullnetar.

Ajo që ndodh në të vërtetë në këtë pr.ligj nuk e di dhe s’mund ta shpjegoj por dhe të gjithë njerëzit me të cilët konsultohemi kjo nuk ndodh në ndonjë vend demokratik, vetëm në vende totalitare si Rusia, Kina, Kore e Veriut mund të ndodhë që të grupohen në një të vetme të gjithë grupet e interesit.

Kjo është një tendencë nga ana e qeverisë për ti futur dhe këto shoqata në dorë dhe për ti menaxhuar si ajo do. Duhet të dimë se bashkimet vullnetare janë bashkuar në mënyrë demokratike për të mbrojtur këto grupe interesi përmes përfaqësuesve të tyre. Me një arsyetim që ne do i fusim në një dorë unë nuk shoh asnjë të mirë.

I pyetur se si do e frenoni këtë projektligj, Muça tha se do marrim hapa ligjorë për ta kundërshtuar sepse e shohim si një shkelje kushtetuese.

Është në kundërshtim me kushtetutën sepse bashkimet vullnetare dhe të konsoliduara nuk mund të ndryshojë qëndrimet e tyre. Prandaj ne do marrim hapa ligjor për ta kundërshtuar këtë projektligj por dhe protesta.

Jemi 19 grupime që kundërshtojnë këtë pr.ligj që e shohim si ndërhyrje në pavarësinë e këtyre grupeve të interesit. Pra e shohim ndërhyrje të drejtpërdrejtë për ti mbyllur gojën edhe këtyre zërave të rinj për ti bërë oponencë këtij pushteti dhe e shohim tendencioze dhe keqdashëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy