Ekstradimet, Hoxha: Më shumë se kërkimet është e rëndësishme të dokumentohet aktiviteti kriminal

Ekstradimet, Hoxha: Më shumë se kërkimet është e rëndësishme të dokumentohet aktiviteti kriminal

Gazetari Artan Hoxha u ndal te çështja e ekstradimeve të kohëve të fundit, gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”. Hoxha tha se më shumë sesa kërkimet ka rëndësi të dokumentohet aktiviteti kriminal i të shpallurve në kërkim.

Fakti që është rritur numri i ekstradimeve është gjë pozitive. Kush është problemi? Këmbëngulja e drejtuesve të policisë që po esktradojmë bosët e mëdhenj të krimit të organizuar.

Vetëm këtë javë nga Dubai doli Julian Meçe. U lirua, ata e refuzuan ekstradimin. Atje i arrestuar për llogari të Interpol Tiranës është Denis Vaso.

Vendqëndrimi i Ibrahim Licit u zbulua nga një familjar që shkoi ta takonte.

Më shumë se kërkimet është e rëndësishme të dokumentohet aktiviteti kriminal. Nëse marrin dënime të rënda, është e sigurt që një ditë do të kapen.

Shqipëria do të vazhdojë edhe për ca kohë ta ketë këtë problematikë. Këta janë njerëz që ua mban xhepi të qëndrojnë në ato vende. Të jesh në kërkim kërkon më shumë shpenzime se të jesh i lirë. Kemi edhe ish-zv.kryeministrin në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy