E rëndë në Mallakastër/ Djali vret babanë 73-vjeç

E rëndë në Mallakastër/ Djali vret babanë 73-vjeç

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku djali ka vrarë babanë e tij. Sipas policisë, autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ai dyshohet të ketë goditur me sende të forta të atin 73 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy