Një sistem ekonomik të dështuar me një borxh publik të dyfishuar dhe rritjen më të ulët ekonomike, e ka cilësuar kreu i Konfindustrisë në vend Gjergj Buxhuku.
Për TVT ai thotë se gjatë vitit 2020, ekonomia shqiptare humbi 2 miliardë dollar. Sipas Buxhukut për t’u rimëkëmbur do të duhet mjaft kohë dhe reforma të thella.
“Këto dy goditje përshpejtuan problematikat e mëdha që sistemi ekonomik shqiptar ka pasur në këto 30 vite. Që tregoi se sistemi ekonomik shqiptar është një sistem ekonomik i dështuar.
Kemi ekonomi e cila vuan në mënyë masive nga mungesa e konkurencës dhe kemi një borxh publik që gjatë këtyre 6-7 viteve është rritur ndjeshëm. Është dyfishuar borxhi publik. Pra nëqoftëse para 6-7 vitesh ishte diku tek 6 miliardë tani ka kaluar tek shifra 12 sipas të dhënave të qeverisë. Nëqoftëse do të shtojmë këtu edhe probematikat e tjera të detyrimeve që ka shteti shqiptar ndaj të tretëve është edhe më i madh. Rritja ekonomike ka qenë shumë e ulët, megjithë këtë borxh të madh përsëri rritja ekonomike ka qenë e ulët. Llogaritet nga viti 2019 se nuk po diskutojmë për vitin 2020 se dihet që ka dalë jashtë ccdo kuadrati financiar. Në vitin 2020 rritja ekonomike nuk ka qenë më e lartë se 2.5-2.6 përqind si mesatare.
Nuk kemi të bëjmë me sëmundje të lehta që kalojnë me aspirina por është një sëmundje që ka lidhje me rrënjët e sistemit. Është një sëmundje tumorale e rëndë, që natyrisht kërkon zgjidhje të forta. Nuk zgjidhet me reforma pjesore, duhet të jenë zgjidhje të natyrës politike të forta. Vetëm për këtë vit llogaritet që ekonomia reale shqiptare mund të ketë pësuar vetëm nga menaxhimi i krizës së kovidit mbi 2 miliardë dollarë humbje. Do kohë që të riformohet sistemi, natyrisht zgjidhjet do të jenë edhe të dhimbshme. Është e vështirë, sepse sicc thashë kemi një sistem të kapur, në të cilin praktikisht kemi monopole.
Do bësh një aleancë të fuqishme me perëndimin, nëse ke vullnet të plotë politik, i cili duhet të ndihmojë edhe financiarisht, edhe në pikëmapjen e asistencës institucionale por edhe deri në parandalimin e problematikave dhe turbulliarave që mund të prishin edhe rendin kushtetues”.



