Sulmet ajrore izraelite në Sirinë qendrore të dielën vonë kanë vrarë më shumë se një duzinë njerëzish dhe kanë plagosur të paktën 40 të tjerë.
Lajmin e bëri me dije këtë të hënë agjencia shtetërore e lajmeve siriane SANA.
SANA tha se kishte pasur disa shpërthime në rajonin qendror të Sirisë, në Tartous dhe Hama.
Drejtori i Spitalit Kombëtar në Masyaf, Dr. Faisal Haidar, tha për SANA se numri i të vdekurve pranë qytetit Masyaf, në provincën Hama, ishte rritur në 14 dhe të paktën 43 të tjerë rezultojnë të plagosur, 6 prej të cilëve janë në gjendje kritike.



