Aktorja që i dha jetë Pinokut: Nuk u ktheva kurrë sepse më harruan të gjithë (VIDEO)

Aktorja që i dha jetë Pinokut: Nuk u ktheva kurrë sepse më harruan të gjithë (VIDEO)

Eva Pëllumbi, aktorja që shumica e adhuruesve të teatrit dhe ekranit e identifikojnë me Pinokun, ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare një ditë më parë.

E larguar në Gjermani në ditët që i paraprinë ndërrimit të sistemit në Shqipëri, ajo i ka pasur të rralla kontaktet me publikun në Shqipëri. Në intervistën e parë 25 vjet pas largimit nga atdheu, dhënë përmes Skype-it për TvT, Eva shprehet mes lotësh se pakkush e ka kujtuar dhe kjo ishte arsyeja e moskthimit të saj.

Nuk jam kthyer asnjëherë sepse jam shumë e mërzitur”, thotë ajo në intervistën e zhvilluar në vitin 2015.

Në intervistë, ajo rrëfen se pavarësisht talentit, nuk është vlerësuar në Shqipëri dhe kjo për shkak të divorcit.

Unë jam vlerësuar, jam propozuar por nuk e kam marrë çmimin “Artiste e Merituar” sepse isha e ndarë”, thotë ajo në intervistë.

Për publikun shqiptar, Pëllumbi është e njohur për rolet në filmat “Vajza me kordele të kuqe”, “Ëndërr për karrige” apo edhe “Kapedani”. Përveç filmave, aktorja ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy