Breshëri shkatërron 100 ha pjeshkë/ Banorët e Vashajt: Jemi të zhytur në borxhe. Qeveria të na mbulojë shpenzimet e imputeve!

Breshëri shkatërron 100 ha pjeshkë/ Banorët e Vashajt: Jemi të zhytur në borxhe. Qeveria të na mbulojë shpenzimet e imputeve!

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u fokusua sot në fshatin Vashaj të Peqinit, ku breshëri ka shkatërruar 100 hektarë pjeshkë. Dëmi ekonomik është jashtëzakonisht i madh dhe gati jetik për një fshat të tërë. Fermerët thonë se fshati ka falimentuar duke kërkuar ndërhyrje të qeverisë. Ata vënë në dukje se janë zhytur në borxhe te pikat e imputeve. I pyetur se çfarë ndodhi atë ditë?, njëri nga banorët e fshatit përgjigjet: “Ra stuhi, breshër, mbajti 20 minuta dhe rrëzoi të gjithë pemët, e shkatërroi. Dëmi është mbi 70 hektarë. Dëmi është nga 80 deri në 100 për qind. Prodhimi do ishte në shitje sot. Çdo familje ka humbur mbi 20 milionë”. Astrit Haka, një tjetër banor i fshatit shprehet: “18 milionë lekë të vjetra për 1 mijë rrënjë llogaritet dëmi. Kemi investuar më shumë se 20 milionë lekë. Çdokush ka nga 700 deri në 1 mijë rrënjë prodhuese. Unë vetë kam humbur 18-20 milionë lekë bruto. Ne kemi investuar më shumë se 20 milionë lekë, ky ishte dëmi vetëm për këtë vit. U kthyem nga Greqia dhe të gjitha paratë i investuam në fshat. Një rrënjë pemë do 8 mijë lekë, ose 850 lekë shpenzim vjetor, kur ajo të jep 18 mijë lekë, me rastin e sivjetshëm. Ne jemi borxh te imputet bujqësore, plehrat. Sivjet jemi minus 20 milionë për familje në Vashaj, të paktën këtu ku ka rënë breshëri. Një tjetër banor i Vashajt thotë se “për 20 minuta iku gjithë ky prodhim. Ne falimentuam. Të paktën të kishim për të larë plehrat, helmet. Kam borxhe sa të duash. O Zot inshallah na ndihmon shteti! Ne s’na njihet prona akoma”. Fermerët i bënë thirrje Ramës të kthejë kokën nga fshati. Duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit për emigrantët që vijnë për të investuar në Shqipëri, ata u shprehën se vet do t’i kthehen emigrimit. Banorët kërkojnë që shteti të ngrejë komision rivlerësimi, ku t’u mbulohen të paktën shpenzimet e imputeve. Për këto kërkesa ata kërkuan një takim me ministren Krifca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy