Vinin baste nga celularët, arrestohen 3 persona në Tiranë

Vinin baste nga celularët, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar penalisht një tjetër pasi vinin baste sportive nëpërmjet celularëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 5 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Tiranë/ Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, 2 raste të vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra fati.

Vinin baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Sekuestrohen 5 aparate celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. Sh., 36 vjeç, N. C., 47 vjeç, E. K., 34 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi P. Sh., 29 vjeç, të katërt banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në 2 lokale në zona të ndryshme të Tiranës, këta shtetas u kapën duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparateve celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy