Porositi për vrasje për gjakmarrje, i riu në Lushnjë dënohet me 25 vite burg

Porositi për vrasje për gjakmarrje, i riu në Lushnjë dënohet me 25 vite burg

Një i ri në Lushnjë i cili porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, është dënuar me 25 vite burg.

 

Efektivët e policisë Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin Laert Hasalla, 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.

 

34-vjeçari ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit Marius Hasalla, në vitin 2023.

 

Nga hetimet rezultoi se Laert Hasalla kishte paguar shtetasin Mariglen Matjanin, 31 vjeç, aktualisht i dënuar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit Marjus Hasalla.

 

Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja Bajame Sejena, e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin Marjus Hasalla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy