Zjarr në një pallat në Francë, 7 të vdekur

Zjarr në një pallat në Francë, 7 të vdekur

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në një pallat në Nice të Francës gjatë natës.

Zjarrfikësit u njoftuan rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm, ra zjarr në katin e shtatë të një pallati në lagjen Moulins, një zonë e klasës punëtore të qytetit, shkaqet e të cilit ende nuk dihen.

Drupal Ad

Ekipet e shpëtimit folën për një “zjarr të dhunshëm në një apartament” në katin e shtatë të pallatit.

Tre persona u shpëtuan me shkallët e zjarrfikësve ndërsa dhjetëra të tjerë u larguan nga ndërtesa përmes hyrjes kryesore. Për shuarjen e zjarrit u përfshinë 25 automjete dhe 72 zjarrfikës.

“Nisur nga elementet fillestare, kam hapur hetim për akte dashakeqe zjarrvënie me pasoja vdekjeprurëse”, deklaroi prokurori Damien Martinelli, duke saktësuar se mes viktimave ishin tre fëmijë dhe një adoleshent.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy