SHBA/ Obama kritikon menaxhimin e situatës së koronavirusit

SHBA/ Obama kritikon menaxhimin e situatës së koronavirusit

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka kritikuar ashpër pasardhësin e tij Donald Trump për përgjigjen e tij ndaj krizës së koronavirusit.

Në një telefonatë-konferencë private, ai e quajti trajtimin e pandemisë nga SHBA-ja "një katastrofë kaotike absolute".

Vërejtjet e tij u bënë ndërsa inkurajuan ish-stafin që të punojnë për ekipin e zgjedhjeve presidenciale të Joe Biden, thotë CNN.

Shtëpia e Bardhë dha një përgjigje, duke thënë se veprimi "i pashembullt" i presidentit Trump u kishte "shpëtuar jetën e amerikanëve".

Gjatë telefonatës, Obama tha që qasja e pasardhësit të tij republikan ndaj qeverisë ishte pjesë e fajit për përgjigjen e SHBA ndaj koronavirusit, njofoton “BBC”.

"Do të ishte keq edhe me qeverinë më të mirë. Ka qenë një katastrofë kaotike absolute", tha ai.

Obama gjithashtu kritikoi ashpër vendimin për heqjen e akuzave penale kundër ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Michael Flynn.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy