Andoni: Berisha nuk po merr terren, por po kthen frymën e së shkuarës (VIDEO)

Andoni: Berisha nuk po merr terren, por po kthen frymën e së shkuarës (VIDEO)

Analisti Ben Andoni në një intervistë për studion e lajmeve të MCN TV tha se me lëvizjet që ish-lideri i PD Sali Berisha po bën në dukje po fiton terren, por sipas tij nuk është kështu.

Andoni tha se Berisha po tregon frymën e viteve të shkuara kur largoi nga partia shumë njerëz. PD sipas Andonit që duhet të ishte moderne pasi funksionon prej 3 dekadash,  po tregon që nuk është e tillë. Aanalisti gjithashtu tha se përdorimi i kauzës amerikane për dekriminalizimin e dënon Berishën dhe se ish-lideri duhet të jetë më i ndershëm me të.

Intervista:

Si e cilësoni këtë lëvizje të Berishës?

Andoni: Mendoj se që në foltoren e 2-3 ka pasur improvizime. Dhe këto do vazhdojnë tek Berisha. Kjo lloj inercie do vazhdojë më shumë pas datës 18. Berisha po merr peshë të madhe për rithemelimin e PD. Grupi i tij do ishte më i respektuar nëse do ishte më serioz. Berisha ia mori frymën që në fillim. Grupi tjetër që po mundohet të ndjekë një rrugë legjitime e ka humbur rrugën. Nga lëvizjet që po bëhen në dukje Berisha po merr terren por nuk është kështu. Ai po tregon frymën e viteve të shkuara që largoi nga partia shumë njerëz. Kjo parti që duhet të ishte moderne po tregon që nuk është e tillë. Nëse nuk respekton institucionet nuk respekton as të ardhmen e asaj që përfaqëson. Duhet të jetë shumë më e qartë për të ardhmen e PD që është e përçarë në këtë moment.

Çfarë duhet të parashikojmë për datën 18?

Andoni: Berisha arriti të sfumojë me aktivitetin e vet Bashën. Ai është më i formuar politikisht. Ajo që nuk shkon është pjesa e tezave në raport me realitetin. Dekriminalizimi atë e dënon, ai duhet të jetë i ndershëm dhe të mos luaj me kauzën amerikane. Duhet të ishin të ndershëm sepse kauza amerikane ka për ta dëmtuar të ardhmen e PD. Kjo lëvizje tregon se nuk e respektojnë DASH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy