Ministria iraniane e Inteligjencës prezantoi një raport sipas të cilit grupet që konsiderohen nga Tehrani si terroriste, një pjesë e të cilave veprojnë jashtë vendit, kanë nxitur protestat që po vazhdojnë prej më shumë se dy javësh.
Protestat shpërthyen pas arrestimit dhe vdekjes së një gruaje kurde 22-vjeçare, e cila ndërroi jetë pasi u arrestua nga policia morale për shkak se nuk e mbante si duhet hixhabin.
Agjencia Irna raporton janë arrestuar 49 anëtarë të grupit të Organizatës Mojahedin-e-Khalq (MEK), të konsideruar terroristë nga Teherani, të cilët kanë përhapur propagandë për të nxitur trazirat dhe kanë furnizuar demonstruesit me materiale. Sipas agjencisë urdhrat janë dhënë edhe nga anëtarë të grupit në Shqipëri.
Përmes një deklarate Ministria e Inteligjencës së Iranit bën me dije:
Janë arrestuar 49 agjentë të MEK. Me urdhër të terroristëve në Shqipëri, ata u aktivizuan në prodhimin e lajmeve të rreme që nxisin rebelët në organizimin e terrorit dhe shkatërrimit, duke drejtuar slogane, duke qenë drejtpërdrejt të pranishëm në trazirat në rrugë dhe duke shkatërruar pronën publike, duke siguruar pajisje të ndryshme për përballjen me policinë dhe materiale për zjarrvënie".
Ministria e Jashtme e Teheranit njoftoi gjithashtu dje se "nëntë shtetas të huaj nga Gjermania, Polonia, Italia, Franca, Holanda, Suedia u arrestuan gjatë dhe pas skenës së trazirave".



