Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste Blendi Klosi bëri publike rezultatet e Referendumit të mbajtur ditën e shtunë nga anëtarët socialistë.
Sipas Klosit nga të dhënat rezultoi se 95% e anëtarëve votuan “po” pyetjes së shtruar. Duke dhënë rezultatin për cdo qendër votimi, Klosi tha se me këtë referendum PS është forca më demokratike në vend si dhe partia më e organizuar.



