Sulmet kibernetike/ Prokuroria 5 urdhra arresti për punonjës të administratës, asnjëri nga AKSHI

Sulmet kibernetike/ Prokuroria 5 urdhra arresti për punonjës të administratës, asnjëri nga AKSHI

Pesë urdhër arreste janë lëshuar nga Prokuroria e Tiranës, lidhur me sulmet kibernetike të kryera nga Irani ndaj vendit tonë.

Urdhrat e arrestit kanë të bëjnë me shpërdorim detyre, të punonjësve të administratës publike dhe konkretisht punonjës të IT.

Urdhrat e arrestit janë lëshuar për Alketa Sulon, Igli Lubonjën, Rudina Llagamin, Albi Gjekën dhe Altin Sallakun.

Prokuroria deklaron se "Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t."

Masat e Prokurorisë vijnë pas hetimeve lidhur me sulmet kibernetike të kryera nga Irani ndaj vendit tonë, ku në mënyrë të vazhdueshme kanë dalë të dhëna sensitive për shqiptarët, mes tyre pagat, patentat dhe të dhëna të tjera sensitive të zyrtarëve të lartë të shtetit, që nga kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar dhe kreu i Policisë së Shtetit.

Ajo që bie në sy është se mes urdhrave të arrestit, nuk është përfshirë asnjë punonjës i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, institucioni përgjegjës për sigurinë e të dhënave të shqiptarëve.

Njoftimi zyrtar i Prokurorisë

Sulmi kibernetik në sistemet kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, Prokuroria kërkon ‘Arrest shtëpie’ për pesë punonjës IT.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Adminiatratës Publike (DAP).

Kërkesa bëhet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Punonjësit në fjalë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.

Në rastin konkret, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.

Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.

Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:

A.I. - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;

A.S. - Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;

R.Ll. - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;

I.L. - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe

A.Gj. - Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.

Këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Prokuroria do vazhdojë hetimet për identifikim e plotë të çdo aktori apo subjekti të përfshirë në këtë veprimtari duke vënë para përgjegjësisë penale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy