
Moti i keq pritet të përfshijë ditën e nesërme Italinë Qendrore dhe Jugore, ndërsa për këtë kryetari i Bashkisë së Caserta ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave të të gjitha niveleve, publike dhe private, përfshirë çerdhet për të enjten për shkak të motit të keq.
Sipas mediave italianem, Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm moti që parashikon reshje të shumta shiu, shumë intensive dhe të shoqëruara me breshër, rrufe dhe rrëqethje të forta ere, në Lacio dhe Campania, në shtrirje në sektorët e brendshëm të Abruzzo dhe Molise.
Ndërkohë alarmi portokalli është dhënë për ditën e nesërme në pjesë të Campania, Lacio, Sardenja në Lazio, Campania, Basilicata, Abruzzo, Molise, Kalabria, Siçilia dhe Pulia.



